#Lajme

Pacienti sulmon teknikun e emergjencës në Mitrovicë pas një mosmarrëveshjeje

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë, ku një pacient ka sulmuar fizikisht një punonjës të emergjencës gjatë detyrës.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja u regjistrua më 6 tetor 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Bislim Bajgora”. I dyshuari, E. M., pas një mosmarrëveshjeje për trajtimin mjekësor që nuk ishte në kompetencë të emergjencës, e ka goditur me grusht në kokë G. M., teknik i Emergjencës së Qytetit.

Viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.