OVL-UÇK thërret protestë në Strasburg më 16 nëntor: “Aty ku filloi padrejtësia ndaj Kosovës”
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Drejtues për të diskutuar përgatitjet për protestën që do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg.
Në njoftimin e OVL-UÇK-së thuhet se protesta do të zhvillohet në orën 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, dhe se ftohen të gjithë shqiptarët të marrin pjesë.
“Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.
Protesta ka për qëllim shprehjen e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së dhe pason demonstratat e mbajtura më herët në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë.











