OVL UÇK thërret konferencë pas raportimeve për keqtrajtim në Hagë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar se sot në orën 14:00, në zyrat e saj në Prishtinë, do të mbajë një konferencë për media.
Konferenca lidhet me raportimet e fundit nga Haga për keqtrajtim të ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – nga një ish-gardian i qendrës së paraburgimit në Scheveningen, i cili më pas ka avancuar në poste të larta, deri në atë të Shefit të Qendrës së Paraburgimit.











