#Lajme

OVL-UÇK paralajmëron ish-luftëtarët: Mos udhëtoni drejt Shkupit për protestë – ekziston rreziku i arrestimit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për kujdes ndaj ish-luftëtarëve, duke i paralajmëruar që të mos marrin pjesë në protestën e caktuar për nesër në Shkup, për shkak të mungesës së garancive për lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në komunikatën e saj, organizata bën të ditur se pjesëmarrja mbetet vullnetare:
“Shkuarja është vullnetare dhe besojmë se do të kemi mirëkuptimin e bashkëluftëtarëve tanë për rrethanat e krijuara. Kjo ngjarje është një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe presim mirëkuptimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, anëtare e NATO-s”.

OVL-UÇK thekson se nuk ka asnjë garanci për ata që figurojnë në listat e Europolit:
“Ne u preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që të mos marrin atë rrugë, sepse nuk kemi garanci. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”.

Sipas organizatës, në momentin kur dokumentet e një personi futen në sistemin kufitar dhe rezulton se ai është i kërkuar, policia është e detyruar të bëjë arrestimin. Për këtë arsye, OVL-UÇK u bën thirrje ish-luftëtarëve të qëndrojnë të përmbajtur nga pjesëmarrja.

Organizata thekson se protesta është e natyrës paqësore dhe synon të shprehë pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në ngjarjen e nesërme në Shkup pritet të bashkohen edhe qytetarë nga Prishtina dhe Tirana.

OVL-UÇK paralajmëron ish-luftëtarët: Mos udhëtoni drejt Shkupit për protestë – ekziston rreziku i arrestimit

FSK shënon sukses të ri: Kadeti Gent

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *