#Lajme

Osmani takon shefin e OSBE-së, fokus te formimi i institucioneve pas zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.

Gjatë takimit, u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ku Osmani theksoi nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Ajo vuri në pah rëndësinë e stabilitetit institucional për funksionimin demokratik të shtetit.

Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk po ashtu ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së, me synim forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

MUJI Cup KF Dardania 2026 mbyllet me

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *