#Lajme

Osmani takon ambasadorin gjerman Rohde, diskutojnë për zhvillimet politike dhe të sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Osmani theksoi se do të veprojë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar.

Gjatë takimit, ajo vlerësoi partneritetin e ngushtë me Gjermaninë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në mbështetje të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.