#Lajme

Osmani për BBC: Kosova ka përvojën se si ndërtohet paqja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në një intervistë për BBC se Kosova e di shumë mirë se si arrihet paqja, duke u bazuar në përvojën e saj historike dhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Osmani, e cila është bërë pjesë e Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, tha se ekzistojnë shumë arsye pse Kosova është përfshirë në këtë mekanizëm. Ajo theksoi se rruga e Kosovës drejt paqes ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme.

Presidentja rikujtoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta, ndërsa ndaj popullit të saj po kryhej gjenocid. Sipas saj, ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, e mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera demokratike, ishte vendimtare për shpëtimin e jetëve dhe për hapjen e rrugës drejt paqes, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ajo nënvizoi se kjo përvojë e bën Kosovën një zë të rëndësishëm në diskutimet ndërkombëtare për paqen dhe stabilitetin.

Mbi 80 mijë vota të dyshuara për