Osmani: Pas 30 shtatorit do të caktohet mandatar për qeverinë e re, shumica mbetet në dorë të partive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do të presë deri në fund të muajit shtator për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë së re, në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Në një konferencë për media, Osmani tha se aktualisht është e ndaluar të ndërmerren veprime për caktimin e mandatarit, për shkak të masës së përkohshme të vendosur nga Kushtetuesja. Sipas saj, menjëherë pas skadimit të kësaj mase, ajo do ta ftojë partinë e parë dhe do të procedojë me mandatarin.
“Pas 30 shtatorit do të ndërmarr veprimet që më takojnë si presidente. E pastaj, kush e bën shumicën dhe si votohet qeveria, mbetet çështje e partive”, u shpreh Osmani.











