#Lajme

Osmani nis vizitën në SHBA me takim me mërgatën në Connecticut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka filluar vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me mërgatën në Waterbury, Connecticut.

Ajo ka falënderuar bashkatdhetarët për mikpritjen dhe dashurinë e vazhdueshme ndaj vendlindjes, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.