Osmani ngushëllen familjet e viktimave pas aksidentit hekurudhor në Spanjë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas aksidentit tragjik hekurudhor në jug të Spanjës, i cili ka marrë jetën e mbi 30 personave dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani e ka cilësuar ngjarjen si tejet prekëse dhe ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave, duke uruar shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe urimet për shërim të shpejtë për të plagosurit. Kosova qëndron pranë popullit të Spanjës në këtë kohë të vështirë,” ka shkruar Osmani.
Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, i cili ka tronditur opinionin publik.










