Osmani nga Riga: Rusia nuk ka ndikim në Kosovë, por situata është ndryshe në Serbi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero, ndërsa ka shprehur shqetësim për ndikimin e këtij shteti në Serbi.
Në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, në kryeqytetin Riga, Osmani është pyetur për marrëdhëniet me Serbinë dhe përpjekjet e Rusisë për ndikim në rajon.
“Ndikimi i Rusisë në vendin tonë, në Kosovë, është zero. Fatkeqësisht, këtë s’mund ta them edhe për fqinjin tonë, Serbinë. Sa më shumë ka destabilitet në Evropë, kjo shkon në interes të Rusisë,” u shpreh ajo.
Presidentja ritheksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë vendin dhe stabilitetin, ashtu siç kanë bërë deri më tani.











