Osmani nga New Yorku: Duhet reformim i sistemit të azilit, Kosova pionier me marrëveshjen me SHBA-në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga një tryezë në New York organizuar nga Departamenti i Shtetit, ka kërkuar rregulla më të shpejta dhe një kornizë më efikase për sistemin e azilit, për të parandaluar abuzimin nga bandat kriminale.
Ajo tha se Kosova është shteti i parë në Evropë që ka nënshkruar marrëveshje me SHBA-në për pranimin e personave nga shtetet e treta të dëbuar nga SHBA-ja, si dhe ka harmonizuar listën e organizatave terroriste me atë amerikane.
“Ky bashkëpunim është i domosdoshëm, që sistemi të mbrojë ata që kanë nevojë e jo të keqpërdoret nga rrjetet kriminale”, theksoi Osmani.











