Osmani: Kosova ka besim të plotë në administratën Trump
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi në Washington, pas takimit me zëvendës Sekretarin e Shtetit amerikan Christopher Landau, se Kosova ka besim të plotë në administratën e presidentit Donald Trump.
Ajo falënderoi SHBA-në për ligjin e nënshkruar së fundmi nga presidenti Trump, i cili garanton mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës dhe mosndryshimin e kufijve. Osmani theksoi se ligji përkrah dialogun me Serbinë të bazuar në njohje reciproke, anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe investimet strategjike.
Presidentja vlerësoi rolin e SHBA-së si aleatin më të rëndësishëm strategjik të Kosovës dhe kontributin e vazhdueshëm të presidentit Trump për paqen dhe stabilitetin në rajon.











