Operacion policor në Vushtrri, arrestohen katër persona
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka realizuar sot një operacion në tri lokacione në Vushtrri, dy në fshatin Ropicë dhe një në qytet.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Detyrimi”, si dhe një person tjetër që ishte në arrati për veprat “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.
Me vendim të prokurorit, të katërtit janë ndaluar për 48 orë, ndërkohë që operacioni po vazhdon.











