#Lajme

Operacion i gjerë sigurie në QK Dubravë, angazhohet edhe njësiti K9

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zhvilluar një operacion i gjerë kontrolli nga zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimit të sigurisë brenda institucionit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme të burgut, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe ambientet e jashtme, sallat e sportit dhe hapësirat e tjera përcjellëse.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera korrektuese, ndërsa është angazhuar edhe njësiti special K9. Pas përfundimit të bastisjes, autoritetet bëjnë të ditur se nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Gjatë kontrollit, nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e përbashkëta janë larguar sende të tepërta, në funksion të rregullit dhe sigurisë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka falënderuar të burgosurit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë aksionit, duke theksuar se operacione të tilla synojnë ruajtjen e rendit, sigurisë dhe krijimin e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.

Operacion i gjerë sigurie në QK Dubravë, angazhohet edhe njësiti K9

Hyn në fuqi paga minimale e re

Operacion i gjerë sigurie në QK Dubravë, angazhohet edhe njësiti K9

Mustafi: Ligji për të Huajt dhe ai

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *