OKB shpreh shqetësim për mosrespektimin e së drejtës ndërkombëtare në Venezuelë
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim serioz lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë. Gjatë një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së, Rosemary DiCarlo, lexoi një deklaratë në emër të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Në deklaratë, Guterres thekson se është “thellësisht i shqetësuar” për faktin se, sipas tij, rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar në lidhje me veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë.
Ai paralajmëroi se këto veprime mund të çojnë në rritje të paqëndrueshmërisë brenda vendit, të kenë ndikim negativ në gjithë rajonin, si dhe të krijojnë një precedent të rrezikshëm për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet ndërmjet shteteve.











