OEK padit në Gjykatën Supreme për shkyçjen e bizneseve nga energjia
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka paralajmëruar dorëzimin e një padie në Gjykatën Supreme kundër vendimit të ZRRE-së për shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti elektrik për mungesë kontrate me furnizues privatë.
Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, tha se procesi ka qenë i padrejtë dhe i kundërligjshëm, duke kritikuar ndërprerjen e energjisë gjatë fundjavës dhe trajtimin e bizneseve si të paligjshme.
Sipas OEK-ut, deri tani janë shkyçur rreth 450 biznese, ndërsa vendimi i ZRRE-së bazohet në liberalizimin e tregut të energjisë, që ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2025. Për periudhën tranzitore, bizneset u furnizuan përkohësisht nga KEK.











