#Lajme

OEK i dërgon letër Kaja Kallasit, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës po shkaktojnë dëme të mëdha për vendin, veçanërisht në sferën ekonomike. Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar ndaj kësaj situate, duke i bërë thirrje BE-së që t’i heqë sa më shpejt këto masa kufizuese.

Kryetari i OEK-së dhe njëherësh Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6CIF), Lulzim Rafuna, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ku ka shprehur shqetësimin e thellë për ndikimin e masave aktuale.

Rafuna ka theksuar se masat po pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në mekanizmat e BE-së për zhvillim ekonomik, duke bllokuar mbi 600 milionë euro projekte në fusha si mbrojtja e mjedisit, energjia, dixhitalizimi dhe infrastruktura lokale.

“Oda Ekonomike e Kosovës kërkon heqjen e këtyre masave për të mundësuar qasje të barabartë në instrumentet rajonale dhe për të siguruar që sektori privat kosovar të kontribuojë në të ardhmen evropiane,” thuhet në njoftimin e OEK-së.

OEK i dërgon letër Kaja Kallasit, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

FSK shënon sukses të ri: Kadeti Gent

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *