OBSH reagon pas tërheqjes së SHBA-së, shpreh shpresë për rikthim
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur keqardhje pas tërheqjes zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se mbetet e hapur për një rikthim të Uashingtonit në angazhim aktiv.
SHBA-të vendosën të largohen nga OBSH-ja duke e kritikuar atë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë COVID-19, si dhe duke ngritur shqetësime për ndikim politik në proceset vendimmarrëse të organizatës.








