Obrador pranë transferimit te Torino
Sipas raporteve të fundit nga merkatoja e transferimeve, mbrojtësi Obrador është shumë pranë huazimit te Torino deri në fund të sezonit. Lojtari, i cili u transferua te Benfica verën e kaluar, nuk ka gjetur shumë hapësirë në skuadër dhe pritet të ndryshojë ambient për të luajtur më shumë minuta.
Klubi italian dhe Benfica kanë arritur marrëveshjen për huazimin, ndërsa tani mbetet vetëm miratimi i Real Madrid për të finalizuar transferimin. Parashikohet që gjithçka të përfundojë gjatë këtij fundjave.










