#Ballina #Lajme #Zëri i Qytetit

Nxënësit nga Innovation Academy shkëlqejnë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM në Barcelonë

Pesë nxënës nga Innovation Academy kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM, e cila u mbajt këtë javë në Barcelonë, me pjesëmarrjen e garuesve nga 35 shtete të ndryshme të botës.

Pjesëmarrësit nga Kosova u shpallën finalistë dhe arritën të fitojnë gjithsej gjashtë medalje në dy kategori kryesore: Kodim (Coding) dhe Matematikë (Mathematics).

Ky rezultat përfaqëson një arritje të madhe për nxënësit, por edhe për qytetin e Vushtrrisë, duke dëshmuar se investimi në arsim dhe teknologji po jep fryte në nivel ndërkombëtar.

Urime të përzemërta për nxënësit fitues dhe falënderim i veçantë për mësimdhënësit dhe prindërit që i mbështesin vazhdimisht në rrugëtimin e tyre edukativ.