#Kronika e zezë

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin Suharekë-Shtime

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Suharekë-Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për mediat se viktima ishte pasagjer në automjetin e përfshirë në aksident, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se një veturë e tipit BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një autobus.

Aktualisht, rruga Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundimin e ekzaminimeve nga njësitet kompetente, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin Suharekë-Shtime

Nxirret trupi i pajetë i të riut