Një 34-vjeçar i dënuar për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Italia në Kosovë
Një 34-vjeçar i dënuar për veprën penale “vrasje në tentativë” është ekstraduar nga Italia në Kosovë. Ekstradimi u bë në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Ai ishte dënuar më 16 shkurt 2019 me 20 muaj burg, por kishte shmangur ekzekutimin e dënimit. Personi u dorëzua nga autoritetet italiane në Aeroportin “Adem Jashari” dhe më pas u transferua në Qendrën e Paraburgimit.











