#Lajme

Nis vendosja e trajeve për dy urat e reja mbi lumin Ibër

Ka nisur vendosja e parë e trajeve mbi lumin Ibër, në kuadër të ndërtimit të dy urave të reja që do të lidhin pjesën jugore me atë veriore të qytetit.

Punimet po zhvillohen me intensitet të lartë një muaj e një ditë pas vendosjes së gurthemelit. Kompania “Nisi Kran” është duke kryer sot punimet e para strukturore në terren.

Dy urat – njëra e dedikuar për automjete dhe tjetra për këmbësorë – pritet të përfundojnë në stinën e vjeshtës. Sipas zyrtarëve, projekti ka një kosto rreth 3 milionë euro.