Nis seanca ndaj Naim Murselit, kryeprokurori Gashi ndjek nga afër procesin
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të nisë së shpejti seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Procesi po ndiqet nga afër për herë të parë edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, i cili është i pranishëm në sallën e gjyqit.
Në seancën e kaluar, Murseli kishte dhënë dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës. Ai kishte përshkruar ngjarjet e natës së 29 nëntorit 2023 dhe kishte mohuar se ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij.
Dëshmia e të akuzuarit kishte zgjatur rreth një orë, ndërsa prokurorja e rastit kishte paralajmëruar se do t’i nevojiten më shumë se dy orë për ta marrë në pyetje Murselin në vijim të procesit gjyqësor.








