Nis procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në të gjitha qendrat komunale të numërimit në vend.
Sipas KQZ-së, pas përfundimit të numërimit të votave për partitë politike, tani po vazhdon numërimi i votave preferenciale për kandidatët. Ky proces zhvillohet në qendrat komunale të numërimit dhe nën mbikëqyrjen e komisionerëve dhe vëzhguesve.
Ky hap përbën fazën e dytë të numërimit dhe do të përcaktojë renditjen e kandidatëve brenda subjekteve politike për përfaqësimin në Kuvend.











