#Sport

Nëse kualifikohet në Botëror, Kosova siguron të paktën 10.5 milionë dollarë

Në rast se Kosova arrin të kualifikohet në Kupën e Botës, do të përfitojë të paktën 10.5 milionë dollarë nga fondi i shpërblimeve të FIFA-s, i cili është rritur me 50 për qind.

Sipas skemës së re të shpërblimeve, kombëtaret që marrin pjesë në Botëror dhe nuk kalojnë fazën e grupeve do të arkëtojnë 9 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet shtesë për përgatitje llogariten deri në 1.5 milionë dollarë. Kjo do të thotë se vetëm kualifikimi garanton minimumin prej 10.5 milionë dollarësh.

Fondi total që FIFA do të shpërndajë për Botërorin 2026 arrin në 727 milionë dollarë, prej të cilave 655 milionë dollarë janë të dedikuara si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.