#Lajme

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Në qendrën “Sotir Kolea” është formalizuar marrëveshja e re e bashkëpunimit ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Dokumenti u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha.

Sipas njoftimit të BKK-së, ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit të deritanishëm mes dy institucioneve, duke hapur rrugë për projekte të reja të përbashkëta në fushën e kulturës, dijes dhe ruajtjes së trashëgimisë.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Arrestohet i dënuari me 8 muaj burg,