#Lajme

Nënshkruhet kontrata për përfundimin e rrugës Prishtinë–Pejë, investim mbi 45 milionë euro

Një lajm i shumëpritur për rajonin e Dukagjinit — Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratën për vijimin e punimeve në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë.

Kontrata përfshin zgjerimin e segmentit Dollc–Zahaq, në lotin 1 dhe 2, me vlerë totale prej 45 milionë e 690 mijë eurosh.

Punimet do të realizohen nga grupi i operatorëve ekonomikë “Benita Company”, “Asfalt Group”, “Arfa Group”, “Fortesa SHPK” dhe “Saba Belca”, të cilët kanë fituar tenderin e shpallur nga Ministria e Infrastrukturës.

Sipas dokumenteve të publikuara nga OSHP, kompanitë e përfshira kanë të përcaktuara detyrat dhe shumat përkatëse të investimeve në kuadër të projektit, i cili pritet të përmirësojë dukshëm lidhjen rrugore ndërmjet Prishtinës dhe Pejës.