#Lajme

Në shkurt mbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vendimi final pritet brenda 90 ditësh

Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë përfunduar paraqitjen e provave në gjykimin më të madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shënuar një hap drejt përmbylljes së procesit gjyqësor. Fjalët përfundimtare nga prokurori, zyra e viktimave dhe ekipet mbrojtëse do të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, me dy data rezervë më 16 dhe 18 shkurt.

Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, trupi gjykues do të shpallë mbylljen e gjykimit dhe do të nisë përgatitjet për aktgjykimin, i cili pritet të publikohet brenda 90 ditësh, me mundësi shtesë deri në 60 ditë nëse nevojitet. Monitoruesit presin që vendimi përfundimtar të jetë meritor dhe i bazuar në prova.

Dhomat e Specializuara kanë qenë në pushim dimëror nga 22 dhjetori deri më 9 janar 2026.