Në QNR mbërrijnë mbi 9 mijë fletëvotime nga diaspora
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) kanë arritur mbi 9 mijë pako me fletëvotime të ardhura nga diaspora. Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi.
Sipas tij, pakot me fletëvotime kanë ardhur nga Australia, Austria, Zvicra, Belgjika, Norvegjia, Italia, Sllovenia dhe Hungaria. Në total, bëhet fjalë për 9 mijë e 365 fletëvotime.
“Sapo arritën në QNR pakot me 9,365 fletëvotime nga Australia, Austria, Zvicra, Belgjika, Norvegjia, Italia, Sllovenia dhe Hungaria”, ka njoftuar Krasniqi.











