#Lajme

Në Qafë Prush sekuestrohen armë zjarri, municion dhe para

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar, ka zhvilluar një operacion kontrolli në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të hollësishëm të një automjeti, zyrtarët doganorë dhe policorë kanë zbuluar një armë zjarri pa numër serik, e fshehur brenda mjetit. Po ashtu, janë sekuestruar rreth 120 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe një shumë parash në euro.

Rasti i është referuar Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, e cila ka marrë përsipër vazhdimin e hetimeve dhe procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masa të shtuara kontrolli dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe forcimin e sigurisë në pikat kufitare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *