#Lajme

Në Hajvali janë zbuluar mbetje eshtërore që dyshohet t’i përkasin të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gërmimet në varrezat e fshatit Hajvali janë kryer me urdhër të gjykatës. Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë nxjerrë mbetjet që pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore.

Punimet në vendin e gjetjes do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa rasti është në proces hetimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *