Ndeshje të forta sonte në Champions League, spikat Barcelona – PSG
Sonte në kuadër të fazës së ligës në UEFA Champions League zhvillohen disa përballje të forta të javës së dytë.
Vëmendja kryesore është te dueli mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, i cili luhet në Spanjë nga ora 21:00.
Po ashtu, pritet spektakël edhe në takimin Napoli – Sporting CP, ndërsa interes i madh mbretëron edhe për sfidën Villarreal – Juventus.












