Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Vushtrrisë deri të hënën
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të punimeve në gypin kryesor furnizues 700 mm, sonte nga ora 22:00 do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë të pijes në disa zona të komunës së Vushtrrisë.
Pa ujë do të mbesin fshatrat Qyqavicë, Doberllukë, Smrekonicë, Pantinë, Akrashticë, si dhe një pjesë e qytetit të Vushtrrisë. Furnizimi pritet të rikthehet të hënën.
KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin.











