Ndërprerje e përkohshme në sistemin e Gjendjes Civile – njofton MPB
Ndërprerje e përkohshme në sistemin e Gjendjes Civile – njofton MPB
Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), ka njoftuar se gjatë paradites së sotme është evidentuar një ndërprerje e përkohshme apo ngadalësim në funksionimin e sistemit elektronik të Gjendjes Civile.
Sipas MPB-së, kjo ndërprerje ka ndodhur për shkak të disa problemeve teknike dhe ngarkesës në sistem.
Autoritetet kompetente janë duke punuar në eliminimin e pengesave teknike dhe rikthimin e plotë të funksionalitetit sa më parë që të jetë e mundur.











