#Ballina #Zëri i Qytetit

Ndërprerje e energjisë elektrike në disa fshatra të Vushtrrisë gjatë së martës

KEDS ka njoftuar se të martën, më 16 korrik 2025, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Vushtrrisë, për shkak të punimeve teknike.

Sipas njoftimit, nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërpritet Dalja 10 [kV] Novolani (kodi: 73000005) në dy intervale kohore: nga ora 10:30 deri në 11:00 dhe sërish nga ora 15:00 deri në 15:45.

Zona që do të preket nga kjo ndërprerje përfshin fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.

Arsyeja e ndërprerjes është “krijimi i kushteve të punës pa tension” si dhe “manipulimi me ndarësit e tensionit të mesëm”.

Po ashtu, nga ora 10:30 deri në ora 15:45, do të ketë ndërprerje të energjisë edhe në disa nënstacione që lidhen me Daljen 10 [kV] Novolani:

TS – TSSH Zhabarët (kodi: 73000005028) TS – EDONA GRUP SHPK (kodi: 73000005040)

Kjo ndërprerje do të ndikojë në një pjesë të Novolanit, për shkak të vendosjes së shtyllave të reja 10 kV në kuadër të projektit “TS Zhabar Novolan”.

KEDS kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto ndërprerje të domosdoshme për sigurinë dhe përmirësimin e rrjetit.