#Lajme

Ndalohet shtetas i Kosovës në “Bogorodicë” për tentativë kontrabandimi me 4.577 ilaçe

Autoritetet doganore në pikën kufitare “Bogorodicë” në Maqedoninë e Veriut kanë ndaluar një tentativë për kontrabandim të 4.577 ilaçeve të pasigurta. Kundër një shtetasi të Kosovës është ngritur kallëzim penal, ndërsa malli i sekuestruar.

Sipas Drejtorisë së Doganave, ilaçet – përfshirë analgjetikë, anestetikë dhe solucione anti-alergjike në fiola qelqi – ishin pa paketimin origjinal dhe pa leje apo certifikata të nevojshme. Për të shmangur kontrollin doganor, personi i kishte fshehur mes jastëkëve për qafë të pasagjerëve, të vendosura në tre kuti kartoni, në bagazhin e një automjeti të marrë me qira.

Departamenti i Hetimeve pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime ka ngritur padi penale për veprën e “kontrabandimit”.