#Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Fatos Nano

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Sipas raportimeve të A2CNN, Nano vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ishte i shtruar në spital ditët e fundit për trajtim mjekësor, por nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes.

Fatos Nano kishte qenë i shtruar edhe më herët për probleme me mushkëritë dhe zemrën. Ai ka shërbyer disa herë si kryeministër i Shqipërisë dhe ka udhëhequr Partinë Socialiste nga viti 1992 deri në vitin 2005, duke u konsideruar një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare në periudhën e tranzicionit.