#Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji

Gazetaria shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të spikatura. Në moshën 64-vjeçare është ndarë nga jeta Artur Zheji, publicist dhe analist i njohur, i cili u shqua për qëndrimet e tij kritike dhe kontributin në debatin publik.

Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se Zheji ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga diabeti. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:10, teksa ai po transportohej me ambulancë nga Saranda, ku kishte ndjerë shqetësime shëndetësore.

“Në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti, ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë mori për transport shtetasin Artur Petro Zheji, datëlindja 26.09.1961, banues në Tiranë, i cili vuante nga diabeti. Gjatë transportit, ai ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Artur Zheji do të kujtohet si një zë i rëndësishëm i medias shqiptare, i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në jetën publike dhe politike të vendit.