#Botë

NATO nis operacionin “Roja Lindore” pas incidentit me dronët rusë në Poloni

NATO ka filluar zyrtarisht operacionin ushtarak “Roja Lindore”, me qëllim forcimin e mbrojtjes në krahun lindor të aleancës, pas kalimit të 19 dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake publikoi pamje nga momenti kur një avion francez A400 u ul në aeroportin Minsk Mazowiecki, duke transportuar armë për avionët luftarakë Rafale që tashmë janë dislokuar në territorin polak.

Incidenti me dronët shkaktoi dëme në disa zona, ku disa prej tyre u rrëzuan nga forcat polake, ndërsa të tjerë ranë në fusha dhe një prej tyre goditi një shtëpi.

Aleanca theksoi se operacioni “Roja Lindore” synon të tregojë vendosmërinë dhe forcën e saj në mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare.