Napoli eliminon Milanin dhe kualifikohet në finalen e Superkupës së Italisë
Napoli ka siguruar kualifikimin në finalen e Superkupës së Italisë pas fitores 2-0 ndaj AC Milanit në stadiumin “King Saud University”. Ky sukses vjen pas dy humbjeve radhazi dhe i hap rrugë skuadrës napolitane për të synuar trofeun e parë në këtë garë që nga viti 2014.
Ndeshja u zhvillua me ritëm të lartë dhe me raste nga të dyja skuadrat. Eljif Elmas dhe Ruben Loftus-Cheek provuan portierët, ndërsa Milani pati një rast të mirë shënimi pas një devijimi të Amir Rrahmanit, por Alexis Saelemaekers nuk arriti ta konkretizojë.
Napoli kaloi në epërsi në minutën e 39-të, kur David Neres realizoi pas asistimit të Højlund, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në fund të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë, Napoli tregoi epërsi të dukshme në lojë dhe në minutën e 64-të, Højlund shënoi një gol të bukur për 2-0, pavarësisht ndërhyrjeve të portierit Maignan. Milani u përpoq të reagojë, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.
Me këtë fitore, Napoli siguron finalen e Superkupës, ku do të përballet me fituesin e duelit Bologna–Inter. Ndërkohë, për Milanin ky eliminim përbën një tjetër zhgënjim, pas daljes së hershme edhe nga Kupa e Italisë.











