Musliu: Arsenijeviq u shpërblye nga Radoiçiqi me banesë për përpjekjet destabilizuese në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Aleksandar Arsenijeviq – i njohur si “opozitar” i Listës Serbe – është shpërblyer nga Millan Radoiçiq me një banesë në Vrnjaçka Banja, Serbi, për përfshirjen e tij në veprime që synojnë destabilizimin e veriut të Kosovës.
Sipas Musliut, Arsenijeviqi është pjesë e një strukture të organizuar që punon kundër rendit kushtetues të Kosovës, pavarësisht se paraqitet si aktivist civil.
Ai tha se gjatë bastisjes së vilës së Arsenijeviqit në fshatin Vallaq, policia ka gjetur armë, ndërsa objekti dyshohet të jetë në pronësi të Radoiçiqit dhe është përdorur nga grupet kriminale për vëzhgim të Policisë dhe KFOR-it.
Musliu bëri thirrje për vigjilencë ndaj këtyre strukturave, duke theksuar se janë pjesë e një strategjie më të gjerë të Serbisë për destabilizimin e Kosovës.











