#Uncategorized

Musk: Kushdo që tha se ‘paratë nuk mund ta blejnë lumturinë’, e dinte vërtet për çfarë po fliste

Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale pas një postimi të tij në platformën X, ku ka shkruar se “kushdo që tha se paratë nuk mund ta blejnë lumturinë, e dinte vërtet për çfarë po fliste”.

Postimi i Musk, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 668 miliardë dollarë, ka marrë miliona shikime dhe komente brenda një kohe të shkurtër. Reagimet e ndjekësve kanë qenë të përziera, duke përfshirë tallje, kritika, si dhe këshilla që ai të angazhohet më shumë në bamirësi ose të gjejë kuptim në besim dhe vlera shpirtërore.

Elon Musk është themelues dhe drejtues i kompanive të njohura si Tesla, SpaceX dhe xAI, ndërsa deklaratat dhe qëndrimet e tij në rrjetet sociale shpesh bëhen temë debati publik.