#Sport

Muriqi i jashtëzakonshëm, realizon “hat-trick” ndaj Athletic Bilbaos

Vedat Muriqi vazhdon formën e shkëlqyer duke kompletuar “hat-trickun” në përballjen kundër Athletic Bilbaos. Sulmuesi kosovar shënoi golin e tretë nga penalltia në minutën e 69-të, duke e çuar rezultatin në 3:2.

Me këtë realizim, Muriqi numëron 14 gola në këtë edicion të La Ligës dhe 48 gola gjithsej me fanellën e Mallorcas në kampionat. Atij i nevojiten edhe shtatë gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.