MUJI Cup KF Dardania 2026 mbyllet me sukses të madh në St. Gallen
Turneu ndërkombëtar i futbollit në sallë, MUJI Cup KF Dardania 2026, është përmbyllur me një sukses të jashtëzakonshëm në St. Gallen, duke tërhequr mijëra shikues dhe duke ofruar një atmosferë spektakolare. Gjatë dy ditëve të zhvillimit, turneu solli ndeshje cilësore, emocione të forta, muzikë, argëtim dhe një organizim në nivel të lartë.
Ngjarja konfirmoi rolin e sportit si faktor bashkues të komunitetit, duke mbledhur ekipe, tifozë dhe mysafirë nga vendi dhe jashtë tij, të cilët kontribuuan në krijimin e një ambienti pozitiv dhe energjik.
Organizatorët falënderuan vullnetarët, bashkëpunëtorët, sponsorët, partnerët dhe shikuesit për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se pa angazhimin e tyre një event i këtij niveli nuk do të ishte i mundur.
Klubi organizator KF Dardania St. Gallen ka bërë të ditur se tashmë po përgatitet për edicionin e radhës, me synimin që MUJI Cup të vazhdojë të rritet dhe të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe shoqërore në rajon.








