#Lajme

Mosmarrëveshje në trafik përfundon me kanosje me thikë, arrestohet 32-vjeçari në Prishtinë

Një incident i rëndë është shënuar të martën pasdite në rrugën “Fehmi Ladrovci” në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje në komunikacion ka eskaluar në kanosje me thikë.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, rreth orës 16:00, 32-vjeçari A.G., që po udhëtonte me një veturë Peugeot, ka dalë nga automjeti me një thikë në dorë dhe ka kanosur e fyer shoferin tjetër, G.I.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke e ndaluar të dyshuarin, i cili gjatë intervistimit në prezencë të avokatit ka pranuar se kishte pasur thikën me vete. Mjeti i mprehtë është sekuestruar si provë materiale.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj tij është hapur rast për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Mosmarrëveshje në trafik përfundon me kanosje me thikë, arrestohet 32-vjeçari në Prishtinë

Begaj në OKB: Kosova e meriton vendin

Mosmarrëveshje në trafik përfundon me kanosje me thikë, arrestohet 32-vjeçari në Prishtinë

Osmani takim me Kaja Kallas në New