Mohamed Salah rikthehet pa pushim te Liverpooli dhe është gati për sfidën ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve.
“Reds” do të udhëtojnë nesër drejt Francës, ku do të përballen me Marseille në stadiumin legjendar “Velodrome”. Para kësaj ndeshjeje të rëndësishme, skuadra angleze ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa vëmendja kryesore ishte rikthimi i yllit egjiptian në grup.
Salah kishte munguar në ndeshjet e fundit pasi ishte i angazhuar me Kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës, por tashmë është bashkuar sërish me ekipin dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit.
Takimi mes Marseille dhe Liverpoolit zhvillohet nesër mbrëma, duke filluar nga ora 21:00.










