Modriç zbulon momentet e vështira me Mourinho-n: Kritikat preknin edhe Ronaldon
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Luka Modriç ka rrëfyer eksperiencën e tij gjatë punës me trajnerin Jose Mourinho te Real Madrid. Mes të tjerash, kroati shprehu mirënjohje për portugezin, duke theksuar se pa insistimin e tij nuk do të kishte kaluar në Madrid.
“Për mua Mourinho do të jetë gjithmonë një person me rëndësi, pasi po të mos ishte për të, nuk do të kisha shkuar në Madrid. Më vjen keq që bashkëpunuam vetëm për një sezon”, tha Modriç. Ai gjithashtu përmendi se trajneri ishte shumë kërkues dhe kërkonte maksimumin nga çdo lojtar, edhe pse Reali atëherë ishte i mbushur me yje.
Modriç kujtoi edhe një moment të veçantë me Cristiano Ronaldo-n: “Mourinho ishte shumë i drejtëpërdrejtë dhe nuk kursente kritikat. Kujtoj një ndeshje kur bëri të qante Ronaldo-n sepse nuk vrapoi për të ushtruar presion mbi një mbrojtës krahu”, tregoi mesfushori kroat.











