#Lajme

Mitrovicë Veri: Policia konfiskon veturë me pajisje ilegale

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë Skoda Octavia me targa të Serbisë në rrugën “Knjaz Milos” në Mitrovicën e Veriut. Vetura, e cila ishte e pajisur me dy kamera profesionale, pajisje GPRS, DVR dhe ekran monitorimi, u gjet e parkuar në mënyrë të dyshimtë.

Pas verifikimeve, rezultoi se vetura ishte futur në Kosovë që nga viti 2022, duke tejkaluar afatin ligjor prej tre muajsh për automjetet me targa të huaja. Ajo është proceduar për në Doganën e Kosovës.

Personi përgjegjës është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se vetura i përket “Narodna Banka Srbije” dhe është përdorur më herët për transport parash nga Serbia në Kosovë.

Pajisjet janë konfiskuar për shkak të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Policia apelon për respektim të ligjeve dhe paralajmëron masa ndaj shkelësve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *